Ja si e festoi delegacioni në Shqipëri rekomandimin e KE
Marrja e rekomandimit nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave duket se ka gëzuar shumë jo vetëm politikanët shqiptarë, por edhe delegacionin europian në vendin tonë.
Me anë të një postimi në Twitter, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka bërë me dije se ai ka mbledhur të gjithë ambasadorët në një darkë të thjeshtë, si një mënyrë festimi, por edhe falenderimi për të gjithë punën e kryer në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ato ç’ka bien më shumë në sy janë organizimet në tavolinë, ku duken të pranishme gotat me ujë dhe lëng portokalli, si dhe pjatanca të mbushura me fruta, shumë klas për një darkë zyrtare.
“Pas marrjes së rekomandimit nga Komisioni i Europës për hapjen e negociatave të Shqipërisë, patëm një diskutim me delegacionin europian në Tiranë! Rruga përpara është shumë sfiduese. Ne do të përkushtohemi për të ruajtur dhe thelluar procesion e reformës”, ka shkruar Bushati.