Ja pse mbretëresha e Anglisë e feston dy herë ditëlindjen
Mbretëresha Elizabeth II mbushi dje plot 92 vite, e cila e ka festuar mes familjarëve të saj.
Por edhe pse ajo e festoi dje ditëlindjen e saj, Mbretëresha Elisabeth II do të ketë mundësinë që ta festojë ditën e saj të lindjes edhe në një ditë tjetër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një tjetër festë e madhe për të do të zhvillohet më 9 qershor. Por të gjithëve na lind pyetja pse Mbretëreshë Elisabeth II do e festojë sërish ditëlindjen e saj në një ditë që ajo nuk ka lindur? Mesa duket është traditë mbretërore që mbretëresha të ketë dy ditëlindje: një ditëlindje private dhe një ditëlindje publike.
Festimi privat zhvillohet në ditën kur ka lindur mbretëresha , pra më 21 prill, ndërsa festa private ndodh shpesh në verë, kur koha është më e bukur dhe plot diell. Po kjo është një fakt tashmë që Mbretëresha feston ditëlindjen e saj në një moment të dytë, pra në qershor, kur familja mbrtërore merr pjesë na paradën “Trooping the Colour”, një ceremoni tradicionale e ushtrisë britanike dhe ushtrisë së Komouneltit që daton që nga shekulli 17.
Kjo traditë daton që në vitin 1748 gjatë sundimit të Mbretit George II, i cili kishte lindur në tetor dhe nga fakti që kishte lindur në një muaj që nuk ishte verë,u vendos që ditëlindja e tij do të festohet në një datë kur koha do të ishte më e ngrohtë.
Edhe Mbreti Edëard VII i cili mbretëroi në fillim të shekullit të 20-të, kishte linur gjithashtu në një muaj të ftohtë: 9 nëntor. Ditëlindja e tij është festuar gjithmonë në maj apo qershor falë paradës. Sot është traditë që paradat të mbahen të shtunën e dytë të qershorit, prandaj edhe data 9 qershor që Mbretëresha Elisabeth II do ta festojë ditëlindjen e saj i bie e shtuna e dytë e muajit qershor.