Iu vendos eksploziv në makinë, ja çfarë deklaroi në polici mësuesja nga Patosi

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv është shënuar sot në Patos në orët e para të mëngjesit. Burimet bëjnë me dije se makinës së cilës iu vu eksplozivi është në pronësi të  Eriselda Agalliut, mësuese tek shkolla e mesme ‘Zhani Ciko’.

Mësohet se deri tani nuk ka asnjë asnjë motiv apo autor të dyshuar. Gjatë marrjes së deklarimeve ajo është shprehur se nuk ka konflikt me askënd.

LEXO EDHE:  Djali 11- vjeçar që bllokohet në plazhin e Adelaidës
Kliko per me shume info

Tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur ajk dhe djali i vogël 5 vjeçar kanë qenë në gjumë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “1 Maj”, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si si pasojë e shpërthimit, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here