Italia arreston zyrtarin shqiptar, ja për cfarë akuzohet

Aktualitet

Kishte kohë që ishte shkëputur nga shkresat zyrtare dhe firma për interesin publik. Edhe pse tani punonte si kuzhinier në Monza, dje është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për një ish-zyrtar shqiptar të dënuar me 2 vite burg, për një krim të kryer në vitin 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave italiane, në prangat e policisë ka rënë 39-vjeçari me inicialet P. Q.

Mediat thonë se ai gjatë kohës që ka qenë këshilltar bashkiak ka kryer shkelje, duke bërë falsifikimin e disa dokumenteve.

Më pas ai është dënuar nga gjykata me 2 vite burg.

Që prej vitit 2013, 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.

Arrestimi është bërë mëngjesin e djeshëm.

Ai tani ndodhet në burgun e Monzas, në pritje të ekstradimit në Shqipëri ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.

ME TE LEXUARAT