Itali, 9 të arrestuar pënë Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Aktualitet

Një operacion antidrogë eshte zhvilluar nga autoritetet italiane në Livorno të Italisë duke çuar në arrestimin e 9 personave.

Sipas policise, mesohet se të arrestuarit janë shqiptarë, tunizianë dhe italianë. Ata akuzohet se bënin pjesë në një grup kriminal prej 14 personash, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës në Livorno dhe Pisa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet për këtë bandë kriminale u zhvilluan mes autoriteteve në Livorno, Pisa dhe Pistoia, si dhe oficerëve të krimit në Firence.

Nuk dihen ende emrat e personave të arrestuar dhe pritet që mediat italiane të përcjellin detaje të tjera në orët në vijim.

ME TE LEXUARAT