ICANN ndodhet në telashe,vendimi i papritur i BE

Kur nuk janë mbushur ende dy vite që nga momenti që Shtetet e Bashkuara i dorëzuan sistemin e emërtimit të faqeve të internetit, autoriteti përkatës për këtë duket se është zënë pa përgatitur nga një vendim i Bashkimit Europian.

Një rregullator i BE-së, i quajtur “Rregullatori për mbrojtjen e të dhënave të përgjithshme” hyn në fuqi më 25 maj të këtij viti dhe u kërkon të gjitha kompanive, përfshirë këtu edhe “Internet Corporation for Assigned Names and Numbers” (ICANN), që të sigurojë miratimin e klientëve të saj para se të mbledhë të dhënat e tyre.

Kliko per me shume info

Kjo do të thotë se në momentin që një qytetar i Bashkimit Europian regjistron një faqe interneti (domain) duhet të pyetet në momentin që i grumbullohen të dhënat personale të domosdoshme për regjistrimin e faqes.

Vetë ICANN thotë se e ka të pamundur që t’u përshtatet këtyre rregullave të reja të BE-së brenda këtij afati dhe ka kërkuar më shumë kohë.

ICANN, që zotëron gjithashtu edhe sistemin publik WhoIs, mori në dorëzim sistemin e emërtimit të internetit më 1 tetor të 2016 nga Shtetet e Bashkuara.

Në gjuhën teknike ky sistem njihet si DNS (Domain Naming System) dhe është një ndër hallkat kryesore të internetit. Ky sistem mundëson thjeshtimin e një adrese interneti, si shembull top-channel.tv.

Nëse nuk do të ekzistonte DNS, atëherë vizitorët tanë do të duhej të shkruanin një numër, që njihet si IP.

Shtetet e Bashkuara kanë patur gjithnjë fjalën e fundit në kontrollin e DNS dhe kjo më shumë nga rrethanat sesa nga qëllimi për ta mbajtur këtë kontroll.

Për kushtet e dorëzimit të çelësave u ra dakort që në vitin 2014, por autoritetet amerikane kërkuan nga ICANN që të ishte plotësisht e përgatitur për këtë përgjegjësi.

Disa politikanë amerikanë kritikuan këtë kalim duke thënë se i hap dyert Rusisë dhe Kinës në një sistem që është ndërtuar dhe mbrojtur gjithmonë nga Shtetet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.