Ibrahim Kodra në 100- vjetorin e lindjes, pa asnjë aktivitet

Soft

22 Prilli, është 100 vjetori i lindjes së piktorit Ibrahim Kodra.

Kjo datë nuk shënoi asnjë aktivitetet në institucionet e artit.

Përkujtimi i tij u pri gjatë javës nga dy aktivitete që kaluan në heshtje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nën kurimin e profesorit Gazmend Leka studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura hapën një ekspozitë në Ishëm, një tjetër u hap nga fondacioni “Ibrahim Kodra” në shkollën me të njëjtin emër.

Në të dyja aktivitet në Durrës organizatorët nuk e ftuan njëri tjetrin.

Ibrahim Kodra ne 100 vjetorin e lindjes. Shkak është mospajtimi i tyre për eshtrat e mjeshtrit.

Fatos Faslliu, miku dhe kuratori i testamentit thotë se po arrihet marrëveshja mes banorëve të Ishmit që kundërshtojnë zhvendosjen e tyre në Parkun e Liqenit Artiãcial dhe fondacionit që këmbëngul në përmbushjen e amanetit për tu prehur në Tiranë.

Deri në arritjen e saj, Galeria Kombëtare e Maqedonisë në bashkëpunim me atë të Kosovës kanë përcaktuar 12 Majin si ditën e hapjes së një ekspozite të madhe me disa vepra të pashfaqura më parë të Ibrahim Kodrës.

Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Galerinë tonë të Arteve.

Gjatë 2018 Ibrahim Kodra, një nga emrat e mëdhenj të pikturës ndërkombëtare do të kujtohet në Itali dhe Zvicër.

ME TE LEXUARAT