I zuri vendin në emision, flet Nevina Shtylla: ‘Unë nuk jam Floriana Garo”

Së fundmi e ftuar në emisionin “InStyle” në televizionin InTv ishte moderatorja e njohur e “Jo vetëm modë”, Nevina Shtylla. Ajo foli arritjet e saj profesionale si dhe për ndryshimin që solli në emisionin që ajo tashmë moderon.

Kujtojmë që para saj “Jo vetëm modë” ka qenë në drejtimin e Floriana Garos, e cila pas fejesës me jurisin e njohur u largua nga Shqipëria.

Kliko per me shume info

Gazetarja e emisionit “InStyle” i tha moderators së njohur,  se Floriana ka thënë për të në intervista të ndyshme se Nevina nuk mund t’ia zërë vendin e saj dhe ndyrshimi vihet re dukshëm.

“Unë me sa kam parë përgjigja e saj ka qenë korrekte, por mund të them që nuk është lënë vendi i Florianës dhe unë të zë vendin e Florianës, është larguar ajo nga një emision dhe është sjellë një format tjetër që unë kam zënë vendin aty. Kështu që dhe Floriana natyrisht ka parë formatin e ri dhe në asnjë moment nuk është cënuar ajo që Floriana ka bërë. Unë e kam thënë gjithmonë se me Florianën kam pasur një miqësi të hershme, jo e ngushtë por një njohje mëse korrekte.”, u shpreh Nevina.

Ndër të tjera Nevina theksoi se deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim nga Floriana në lidhje me ndryshimet që i janë bërë emisionit.

“Unë do e quaja normale edhe nëse Floriana do të ndjente një hatërmbetje sepse këtë emision e ka krijuar ajo, por ajo deri më tani nuk ka bërë asnjë lloj komenti denigrues ndaj meje apo emisionit. Unë nuk jam Floriana dhe Floriana nuk është Nevina kështu që nuk mund të bënim diçka jashtë karakterit tonë.”, përfundoi Nevina.

Gjithashtu Nevina foli edhe për jetën e saj personale duke pranuar se është në një lidhje, por nuk preferon të japi më shumë detaje sepse nuk do të tërheqi vëmendjen e medias për jetën e saj personale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here