I shpërtheu tritoli në banesë, mësohet detaji nga e shkuara e drejtorit të burgut

Një tritol ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në banesën e Nazmi Demerxhiu, Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ngjarja ka nodhur në Fushë Krujë ndërkohë që fatmirëiëssht nuk ka të plagosur.

Kliko per me shume info

Ndërkohë mësohet se në vitin 2010, Demerxhiu është dënuar për shpërdorim detyre, pasi në periudhën kur ai ka qenë Drejtor në Burgun e Lezhës, është arratisur një i burgosur, Admir Tafili, i cili kishte përfituar nga leja disaorëshe që i ishte dhënë nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Por më pas, ai është shpallur i pafajshëm nga Prokuroria dhe është lënë i lirë.

Njoftimi i policise:

Më datë 20.04.2018, rreth orës 21:30, tek “Ura e Gjoles” ka ndodhur një shpërthim jashtë banesës së shtetasit N.D., nga një lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.