I ndaluan hyrjen në SHBA, ja reagimi i Tom Doshit: Kam nënshtetësi australiane, mos bëni si budallenj

Politikë

Deputeti Tom Doshi ka folur për herë të parë pas ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendim i marrë sot nga Departamenti i Shtetit pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Doshi ka thënë se s’ka nevojë për vizë për të shkuar në SHBA, pasi familja e tij ka nënshtetësi australiane. Në një lidhje telefonike me Neës24, Doshi tha se është i pastër dhe nuk është marrë kurrë me tendera apo korrupsion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund të telefonatës, deputeti i Shkodrës kërkoi “ta lenë të qetë”, ndërsa pyeti me kurreshtje gazetarët në studio nëse “ka ndonjë lajm për arrestimin” e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Deklarata:

Unë u njoftova përmes medias se më morët në telefon. Ala s’kam mbaru drekën. Unë jam nënshtetas Australian dhe nuk kam nevojë as për vizë amerikane. Gruaja dhe fëmijët janë nënshtetas Australian. As kam qenë ndonjëherë në amerikë. Dhe s’kam asnjë punë në ambasadë.

Me bo korrupsion duhet të jetë ministër, kyeministër, unë s’kam patur ndonjëherë nevojë. Unë e kam deklaruar pasurinë që në 2005 dhe jam taksapaguesi më i madh në Shqipëri me kompanitë që kam.

Nuk e di pse e kanë bërë këtë. Duhet të pyesni ata. Unë s’kam frikë se mund të hapin ndonjë hetim ndaj meje. Për çfarë ta hapin. Mos bëni si budallenj, çfa thotë ky, çfarë thotë ai. S’jam marrë as me tendera as me gjë, çfarë thoni ju. Unë kam biznesin tim dhe jam njeri shumë i pastër.

Mos më shqetësoni për këtë punë. Ça keni ndonjë lajm për Llallën, do e arrestojnë a jo.. Gjithë të mirat.

ME TE LEXUARAT