I ati denoncon tradhtinë e gruas, vajza duke qarë: Babi të lutem mendo për ne, çfarë po thua në Tv

Aktualitet

Një 54-vjeçar nga Kavaja ka denoncuar në emisionin “Me zemër të hapur” në “News24”, tradhtinë e gruas, të pretenduar nga ana e tij.

Ai ka rrëfyer se gruaja e tij, e ka tradhtuar me një të afërm, por nga ana tjetër, vajzat e tij e bashkëshortja e mohojnë këtë gjë. Nga ana tjetër ata pretendojnë se 54-vjecari konsumon pije alkoolike dhe ushtron dhunë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëra nga vajzat e tij, e kontaktuar nga stafi i emisionit ka shpërthyer në lot, dhe duke qarë i kërkon të atit t’i zgjidhë problemet me familjen, dhe të mos tregojë gjëra të kësaj natyre publikisht.

“Babi të lutem, mendo për ne. Ke bërë tre krushqi. Çfarë po thua në televizion, shko e zgjidhi gjërat me familjen, jo kështu”, thotë vajza duke ngashëryer në telefon.

ME TE LEXUARAT