Hiqej si punëtor ndërtimi, ky ishte shqiptari "koka" e bandës së kokainës në Itali

Aktualitet

Shuaip Tufa, 37 vjeç është shqiptari të cilit ditën e sotme iu dha dënimi me 7 vjet burg dhe 20 mijë euro gjobë në Itali.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai punonte në ndërtim dhe njëkohësisht ishte një prej korrierëve më të rëndësishëm të drogës ndërmjet rajoneve të Emilias dhe Mantovës në Itali.

Tufa së bashku me një tjetër shqiptar, ra në prangat e karabinierëve italianë nëntorin e vitit te kaluar pas një operacioni blic të policisë.

Policët e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe ishte pikërisht sjellja e tij e nervozuar duke tentuar të largohej me makinë ajo që e tradhtoi shqiptarin.

Atij iu gjet në banesë një sasi prej 11 kg kokainë, ndërsa në garazhin jashtë shtëpisë, u gjetën në frigorifer thuajse 9 kg marijuanë, së bashku me 11 mijë euro para të thata, 4 telefona celularë dhe material për të prerë dhe për të ndarë drogën me doza.

Sipas akuzës, kokaina ishte gati të transportohej në Parma. Pikërisht qyteti që po në të njëjtën kohë u kapën edhe dy shqiptarë të tjerë për shpërndarje kokaine.

Zenaldo Mamaqi, 27 vjeç, u arrestua disa ditë më pas në Itali. I riu u ndal nga policët dhe në makinë iu gjet 8.5 kg kokainë e ndarë në tetë pako.

ME TE LEXUARAT