Hapja e negociatave, reagon për herë të parë Bushati: Momenti për të përveshur mëngët

Kliko per me shume info

Pas lajmit të mirë për publikim e raportit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në, ka reaguar për herë të parë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ka theksuar se është koha për të përveshur mëngët.

Bushati ka thënë se 17 prilli është një ditë e madhe për Shqipërinë, ndërsa nuk ka harruar të falenderojë eurokomisionerin Hanh për përkushtimin dhe angazhimin e tij për integrimin e Shqipërisë.

Kliko per me shume info

Ministri Bushati tha njoftimi i shefes së politikave të Jashtme të BE, Federika Mogherini është rezultat i reformave të thella dhe të pareshtura të qeverisë, të cilat sipas tij po japin fyte.

Shqipëria tashmë është në pritje të deklaratës përfundimtare nga zyra e BE-së për vazhdimin e procesit të integrimit në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.