Hakmarrja, historia që çoj në plagosjen e 22 vjeçarit mbrëmjen e sotme në Elbasan

Aktualitet

Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit mendohet të ketë ardhur si pasojë e larjes së hesapeve të mëparshme.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

22 vjeçari i plagosur Xhon Rusta është qëlluar me armë zjarri nga një person i paidentifikuar, por sipas policisë ngjarja mund të ketë ndodhur si shkak i një hakmarrje të mundshme, pasi Rusta është i dënuar më parë për plagosje.

 

Ai është një emër i njohur për Policinë e Qarkut të Elbasanit, pasi në vitin 2014 është dënuar për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Po me të njëjtën situatë Rusta është përballur dhe në mars të vitit 2016 duke lënë të plagosur shtetasin Q.Alibeaj.

 

Rusta është transportuar me urgjencë për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Elbasanit për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

ME TE LEXUARAT