Habit Rudinën, nusja e Elvis Pupës shkon zbathur në studio

Egla Ceno është një ndër aktoret më të njohura shqiptare. Ajo ka interpretuar karaktere të ndryshme gjatë karrierës së saj, por spikati edhe më shumë në rolin e bashkëshortes së Elvis Pupës, në “M’Fal Për shprehjen”.

Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë ajo kishte zgjedhur të vinte e zbathur duke i habitur te gjithë.

Kliko per me shume info

“Një aktore nuk mund të na surprizonte më bukur se kaq”, tha moderatorja Rudina Magjistari pasi pa aktoren të futej e zbathur në studio shkruan tvklan.

Ndërkohë aktorja tha se kishte menduar të vishte taka, por kishte ndryshuar mendje dhe kishte preferuar të vinte ndryshe.

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, tha aktorja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.