Gruaja që kërcënon pushtetin autoritar të Erdoganit

E quajnë “Marine Le Pen e Turqisë” për shkak të përfshirjes për shumë vite në partinë e ekstremit të djathtë MHP.

Kliko per me shume info

Po ashtu ajo është kthyer në makthin e Erdogan në rrugën drejt rizgjedhjes.

Jo sepse do të ketë një përqindje të barabartë me presidentin aktual, por për shkak se në qoftë se tejkalon 10% ju mund të kontrollojë përparimin triumfin e një presidenti suprem.

Meral Aksener, 61 vjeç, konsiderohet si forca e ardhshme e pushtetit në Turqi dhe pasardhësja e Erdogan.

Përmes makinacioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partia e Erdoganit dhe nacionalistët nga ku doli Aksener (Ata janë në aleancë tani) tentoi të pengonte hyrjen e saj në zgjedhje, por ndihma i erdhi andej nga ku nuk e priste.

Partia e Republikës, të majtë historikë në Turqi i huazuan asaj 15 deputetë në mënyrë që të tejkalonte këtë kurth për t’u futur në zgjedhje.

“Ne nuk mendojmë si Aksener, por e bëm këtë për hir të demokracisë, që është vrarë në Turqi nga një president si Erdogani”, u shprehën më pas grupi i deputetëve që i erdhë në ndihmë gruas së hekurt.

Krijimi një partie të qendrës së djathtë pak muaj më parë nuk ishte asgjë më shumë se një hap drejt synimeve të saj.

Askener ishte, është dhe do të jetë një nacionaliste e vështirë, thjesht karriera politike i kërkon të hollojë verën me ujë, të paktën në fjalimet elektorale.

Themeloi “Partinë e Mirë” dhe shkon kudo.

U drejtohet me përulje turqve, duke u përpjekur të zgjojë instiktet edhe të popullit analfabet thellë në Anadoll.

Aksener kritikon ashpër Erdogan për të gjitha çështjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here