Gruaja gjen të shoqin të varur me litar, më pas policia zbulon se...

Aktualitet

Një 60 vjeçar nga Dropulli i ka dhënë fund jetës së tij në banesë. Mësohet se ishte gruaja e viktimës që ka gjetur trupin e pajetë të shtetasit DH. P., ndërsa menjëherë është njoftuar edhe policia.

Në vendngjarje ka shkuar edhe grupi hetimor, ndërsa pas këqyrjes paraprake të trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuar nga ndonjë faktor tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja njoftimi i policise:

Informacion paraprak

Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.

Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT