Tentativë grabitje me armë në Kamëz, vritet pronari i dyqanit, plagoset rëndë e shoqja

Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Kamëz duke shenuar nje te vdekur e nje te plagosur. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur per grabitje ndersa policia ka dhene versionin e saj te ngjarjes ne nje informacion paraprak te cilin lajmifundit.al po e publikon me poshte.

Raportimet e para flasin për një çift të plagosur fillimisht, burrë dhe grua, të cilët janë transportuar në spital pëer marrjen e ndihmës mjekësore ku bashkeshorti ka gjetur vdekjen. Zyrtare te policise kane thene se dy persona kane hyre ne dyqan me qellimin per te vjedhur por pasi kane ndeshur ne kundershtimin e bashkeshorteve qelluan me arme ndaj tyre duke i lene te vdekur ne vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISE: Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar :

Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje - dalje të Kamzës e në pika të tjera.

Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve.

ME TE LEXUARAT