Grabitësit vranë pronarin e dyqanit në Kamëz, policia reagon ashpër: Shpërblim për kapjen e autorëve

Aktualitet

Policia ka reaguar ne lidhje me vrasjen e pronarit te dyqanit ne Kamez Agim Buci dhe plagosjne e gruas se tij Merita Buci nga personat që hyne ne dyqan t’u jepte paratë. Autoret u përballën me kundërshtinë e Agim Bucit dhe reaguan duke hapur zjarr mbi të dhe bashkëshorten e tij 44-vjeçare, Merita Buci.

Policia ne nje deklarate para mesnates, theksoi se nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem", beri me dije policia.

Sipas policise, per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin.

ME TE LEXUARAT