Gjysmë kile kokainë dhe 50 mijë euro false në makinë, arrestohen vëllezërit shqiptarë

Kosovë&Rajon

Dy vëllezër shqiptarë dhe shoku i tyre italian kanë rënë në prangat e karabinierëve pasi janë kapur me sasi të konsiderueshme droge dhe para false.

Dy shqiptarët ishin duke udhëtuar në qytetin e Pistoias me një Ford Fiesta kur janë ndaluar nga policia në autostradën A1 pranë Arezzo-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Karabinierët kanë nisur t’i marrin në pyetje por vëllezërit shqiptarë kanë humbur qetësinë derisa madje kanë refuzuar të hapin bagazhin e makinës.

Por gjatë kontrollit në makinë janë gjetur plot 50 mijë euro false, gjysmë kilogram kokainë dhe gjysmë kilogram kanabis.

Të dy shiptarët dhe italiani janë vënë menjëherë në pranga, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

ME TE LEXUARAT