Gjyqi ndaj Habilajve/ Gazetari: Dëshmia e financierit do të shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë

Aktualitet

Gazetari Basri Çollaku thotë se dëshmia e Nezar Seitaj, i njohur si financieri i Habilajve, do të shkaktonte "temperaturë të lartë" në Tiranë.

Sipas tij ka dy arsye përse zhvendoset një i pandehur në Romë, ose për një tjetër hetimore ose për një marrëveshje me drejtësinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsye kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot”, tha Çollaku në Oranews.

Sipas tij, ajo që do të dilte nga kjo bisedë shkaktonte një temperaturë të nxehtë në Tiranë për emra që nuk kanë dalë.

“Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot", tha Çollaku

ME TE LEXUARAT