Gjosha: Negociatat shumë të rëndësishme për shqiptarët, duhen mbajtur larg nga dialogu politik në Parlament

Ish-ministrja e Integrimi, Klajda Gjoka e ftuar në Report TV është prononcuar në lidhje me miellin e hedhur nga opozita në seancën e fundit plenare nga opozita në drejtim të kryeministrit Rama, duke folur si rrjedhojë edhe në ndikimin e këtij debati mbi hapjen e negociatave.

Sipas Gjoshës këto dy çështje duhet të ndahen nga njëra-tjetra, për vetë faktin se drita jeshile për Shqipërinë nga KE është me një rëndësi të madhe për shqiptarët, të cilët mezi presin të jenë më të lirë drejt Europës.

Kliko per me shume info

“Ne besojmë që ky është një proces teknik i gjatë, kështu që duhet mbajtur le të themi i ndarë nga i gjithë ai dialogu politik në vend dhe retorika agresive që ne shpeshherë kemi me njëri-tjetrin. Duhet ndarë si proces, duhet parë si një proces që do të lehtësonte jetën e shqiptarëve, që do të ndërhynte në shumë sektorë duke i bërë ato dhe duke sjellë standarde evropiane, duke përafruar legjislacionin dhe nga ana tjetër duke parë një monitorim më të thellë të luftës kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, të të drejtave të njeriut. Këto janë çështje realisht shumë të prekshme sot dhe që qytetarët shqiptarë i dinë ndoshta edhe më mirë se sa politika, sepse i përjetojnë në çdo ditë të jetës së tyre”, tha Gjosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.