Gjeti gruan të varur në banesë, zbardhet dëshmia e bashkëshortit

Aktualitet

Burri i cili gjeti të varur në banesë bashkëshorten e tij në Tiranë, mësohet të jetë shprehur para uniformave blu se nuk ka pasur konflikte me njeri-tjetrin.

Ai tha se pasi mbërriti në banesë, gjeti aty bashkëshorten 40-vjeçare të varur dhe pas kësaj lajmëroi policinë. Në atë kohë s’ka pasur njeri tjetër në shtëpi, mësohet të ketë thënë ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia njoftoi se alarmi në Sallën Operative është dhënë rreth orës 13:30. Pas kësaj, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor. Dyshimet e Policisë janë se A.B., 40 vjeçe, është vetëvarur në banesën së saj.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

ME TE LEXUARAT