Gjendet një person i vdekur në makinë, policët shkuan tek automjeti dhe…

Aktualitet

Një person është gjendur i vdekur brenda një makine në një rrugë në Gjakovë-Goden në Kosovë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kosovare njofton se patrullat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi ishte pa shenja jete.

“Më datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një makinë me një person që dyshohej të jetë i vdekur. Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”. thuhet në njoftimin e Policisë.

ME TE LEXUARAT