Gjendet i vdekur aktori i njohur i "O Sa Mirë!"

Aktualitet

Një person është gjetur pa shenja jetë në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden.

“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tribuna Channel raporton se bëhet fjalë për Art Kurtin, kryetar i të rinjve në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i njohur edhe si “gjakovari” në serialin “O sa mirë”. I ndjeri në të kaluarën po ashtu ka qenë edhe ish-kameraman i “Tribuna Media Grup”.

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.“Policia në bashkëpunim me prokurorinë Themelore në Gjakovë po hetojnë rastin”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

ME TE LEXUARAT