Gazetari serb e pyet nëse ka vrarë njeri në luftë, Ramush Haradinaj i jep super përgjigjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin serb “Happy”, citohet të ketë thënë se politika e jashtme e Kosovës i përket klubit të vendeve që e udhëheq Amerika.  I pyetur nga gazetari serb nëse kishte vrarë dikë në luftë, Haradinaj ka thënë: “Nuk e di, ndoshta. Lufta është luftë”.

Kliko per me shume info

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe bashkëpunojmë me Brukselin dhe Berlinin. Megjithatë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, ne jemi pjesë e klubit të vendeve që udhëhiqen nga Amerika. Për neve kjo nuk është problem që ta pranojmë, nuk kemi as kohë për t’u marrë me problemet në botë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

LEXO EDHE:  Gjendet miu në ushqimin e Forcave Speciale Shqiptare

Haradinaj tha se ishte pjesë e  ekipit të Kosovës që mbështeti marrëveshjen e Brukselit.

Duke folur për mundësinë e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe, Haradinaj ka thënë se “Asociacionin mund ta formojmë, por në kuadër Kushtetutës së Kosovës”, transmeton Telegrafi.

Ai tha gjithashtu se derisa Serbia nuk e njeh Kosovën do të ketë dy pozicione “siç e shohim ne, dy të vërteta”.

LEXO EDHE:  Veliu/ Takimeve të shpeshta mes subjekteve partiake

“Realiteti është se Kosova ekziston”,  tha Haradinaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here