Gazetari investigativ rus vdes në rrethana misterioze

Një gazetar investigativ rus ka vdekur pas rënies nga kati i pestë ku banonte.

Kliko per me shume info

Maxim Borodin u gjet nga fqinjët në Jekaterinburg, dhe më pas u dërgua në spital ku dhe vdiq, shkruan BBC.

I plagosur rëndë në oborrin e ndërtesës të enjten, autoritetet rajonale thanë se dera e banesës së tij ishte gjendur e mbyllur nga brenda, shenjë e cila tregon sipas tyre se askush tjetër nuk mund të ketë hyrë ose dalë nga banesa.

LEXO EDHE:  Mot i keq në Arabinë Saudite, avioni bën ulje të menjëherëshme

Ata thanë gjithashtu se nuk u gjet asnjë shënim vetvrasës, megjithatë, një mik i tij tregoi se Borodin kishte thënë se banesa e tij ishte rrethuar nga agjentë të sigurisë një ditë më parë.

Dhe ky version mund të jetë me pranë të vërtetës, pasi gazetari investigativ rus, përpara se të gjente vdekjen, kishte shkruar për vdekjen e mercenarëve në Siri.

LEXO EDHE:  Norvegjia ndërton hotelin e parë në botë me ‘energji pozitive’

Vyacheslav Bashkov tha se Borodin e kishte kontaktuar atë në orën pesë të mëngjesit më 11 prill duke thënë se kishte dikë me armë në ballkon të tij, si dhe njerëz me maska tek shkallët.

Ai vijoi duke thënë se Borodini kishte kërkuar një avokat, dhe se më vonë përgjatë telefonatës së dytë të bërë nga Bashkov, ai i kishte thënë se ishte gabuar dhe se agjentët e sigurisë kishin marrë pjesë në një lloj stërvitjeje.

LEXO EDHE:  Tarifat e Trumpit, Berlini: Presim të hyjnë në fuqi më 1 maj

Edhe kryeredaktorja e Novy Den, ku punonte Borodin, tha se nuk e përjashtonte mundësinë e një krimi, duke shtuar se gazetari nuk kishte asnjë arsye për ta vrarë veten.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës ndërkombëtare të monitorimit OSBE, Harlem Desir, tha se vdekja e gazetarit është shqetësuese, dhe për këtë arsye bëri thirrje për një hetim tërësor.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here