FSHF kërkon dënim për Erion Braçen: Qëlloi me çakmak në stadium

Kliko per me shume info

Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes në Policinë e Shtetit procedimin administrativ ndaj deputetit Erion Braçe.

Në një letër dërguar organeve policore, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Ilir Shulku, duke vënë në dijeni edhe Byronë e Parlamentit, kërkon ndëshkimin me gjobë të deputetit socialist.

Kliko per me shume info

Në letër thuhet se, Braçe, kreu një gjest të shëmtuar në shkallët e stadiumit, duke tentuar të godasë me sende të ndaluara zyrtarët e ndeshjes Partizani – Skënderbeu.

Çakmaku, thuhet në letër, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga dhjetëmijë deri në pesëdhjetëmijë lekë.

Duke mbyllur letrën Shulku, rikujton se edhe në të kaluarën deputetët kanë shkaktuar incidente të panevojshme në shkallët e stadiumeve, për t’i kthyer ato në “kredit” politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.