Flet babai i shqiptarit të vrarë në Kolumbi: Gruaja na tha “djali juaj ka mbaruar”

Babai i të ndjerit Andrea Lagjaj që mbeti i vrarë në Kolumbi, mohon se djali i tij ka qënë i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai thotë se Andrea kishte krijuar familje dhe në Kolumbi kishte një qendër interneti. Nga qeveria kërkon ndihmë për zbardhjen e krimit.

Kliko per me shume info

Eqerem Lagjaj: “Gruaja e tij nga Kolumbia na tha djali juaj ka mbaruar. Më pas bëmë konfirmimin. Na e treguan në morg që qe ai. Kërkuam ndihmën e ministrisë së Jashtme por nuk na u afrua asnjë lloj ndihme. Ne dimë që djali ka një biznes interneti dhe është i martuar atje.”

LEXO EDHE:  Del vendimi i Vetting-ut, gjyqtari me shtetësi kanadeze nuk justifikoi dot 480 milionë

Babait i kanë treguar se ‘djali është vrarë nga dy persona që kanë qenë me motor.

Familja Lagjaj jeton në Sarandë dhe Eqeremi nuk fsheh dot indinjatën ndaj mediave: Do kërkoj dëmshpërblim për moralin e familjes time.Unë jetoj me djersën time të ballit dhe nuk jam mësuar të jetoj me djersën e drogës./ora news

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here