Festival golash në Anfield Road, Liverpooli me 5 yje kundër Romës

Sport

Liverpooli ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme sot ndaj Romës me shifrat e përgjithshme 5-2 në "Anfield Road", ndeshje e vlefshme për gjysmëfinale e parë të UEFA Champions League.

Në pjesën e parë shkëlqente Salah që realizonte dy gola (36' & 45+1') të bukur kundër ish-ekipit të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në të dytë ishte një tjetër Liverpool që kërkonte të mbyllte ndeshjen dhe të ishte e sigurt për të prerë biletën në finale.

Për 13 minuta Të Kuqtë e Kloppit shënonin 3 gola me autorët: Mane (56'), Firmino (61' & 69').

Roma zgjohet në minutën e 81'-të me golin e Edin Dzekos dhe të Perottit që shënon mbas 4 minutash nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat Liverpool me shumë mundësi është në finalen e Kievit, por Romën e mbajnë gjallë këto dy gola, pasi një mrekulli tjetër mund të ndodhi siç bën ndaj Barçës

ME TE LEXUARAT