Fatmir Xhafaj kërcënon bandat në Elbasan: Do t`ju nxijmë jetën

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë një kërcënim direkt ndaj bandave që veprojnë në Elbasan.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në një bashkëbisedim me qytetarët, median dhe autoritetet lokale në lidhje me organizmat antikrim, Xhafaj foli për operacionin “Forca e Ligjit”.

Kliko per me shume info

Ai tha se ky aksion ka nisur dhe është në hapat e parë me evidentimin e bandave.

“Në Elbasan kemi 2-3 grupe kriminale që i njohim shumë mirë dhe po punojmë për to për di dokumentuar në mënyrë që shumë shpejt të mund ti vëmë para përgjegjësisë penale. Shteti është shumë më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin nga ata duhet të jetë shumë e qartë që policia do ua nxijë jetën në mënyrë që veprimtaria e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë”, tha Xhafaj.

Ai foli për rezultatet e këtyre muajve të operacionit “Forca e Ligjit”, ku sipas ministrit janë goditur 7 grupe kriminale, me 100 persona të arrestuar.

“Ka qenë dhe është operacion i suksesshëm, brenda pak muajve kemi arritur të skedojmë të gjitha grupet kriminale që veprojnë në Shqipëri apo ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe jashtë vendit, në bashkëpunim me grupet e tjera kriminale dhe jo vetëm kemi evidentuar se cilat janë po në bashkëpunim dhe në drejtimin e prokurorisë kemi mundur të godasim pjesë të rëndësishme të këtyre grupeve kriminale. Janë vetëm 3-4 muaj dhe kemi goditur 7 grupe të tilla kriminale me rreth 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Policia e Shtetit përmes strukturave të posaçme, task force speciale qendrore dhe rajonale të dedikuara për luftën kundër krimit të organizuar të ngritura në çdo qark janë duke punuar për t’i ndëshkuar këto grupe kriminale. Ata personalisht, po dhe asetet e tyre të krijuara nga kjo veprimtari kriminale”, tha Xhafaj. /lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.