Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zbulon nga Berati se është gjobitur nga policia

Politikë

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka marre pjese ne në Berat në takimin e Forumit Qytetar për Sigurinë Publike.

Gjate fjales aty, nder te tjera, Xhafaj ka thene se edhe ai eshte gjobtiur nga policia por edhe pse nuk i ka ardhur mire, serish i eshte nenshtruar ligjit.

"Ju ngritët këtu çështje që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore dhe Drejtori i Përgjithshëm dha përgjigje, që në një farë mënyre është një farë lloji llogaridhënie edhe për atë, si dhe për mua, për gjëra që duhet të përmirësojmë. Ne duhet të jemi aq të ndërgjegjshëm për faktin dhe që për shpeshherë punonjësve të policisë i mungon etika ndonjëherë. Të gjithëve mund të na qëlloj që të shkelim rregullat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mund të më ketë qëlluar edhe mua. Edhe unë kam marrë gjobë nga polici. Nuk më ka ardhur mirë, sigurisht. Askujt nuk i vjen mirë, kur i duhet të paguajë për një shkelje të rregullave, por është ndjerë mirë kur e ka marrë atë gjobën duke u respektuar.

Është ndjerë mirë që kur është ndaluar i është thënë: mirëmbrëma! Ju lutem! Dhe i është kërkuar vetëm zbatimi i ligjit. Dhe ne jemi duke vendosur fort theksin, drejtori i ri, ekipi i tij është duke vendosur fort theksin tek etika në shërbimin e punonjësve të policisë. Prandaj ju lutem. Vlerësojeni policinë për shërbimin që bën, por vlerësojeni edhe për sjelljen e saj", theksoi Xhafaj nder te tjera./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT