Familja zbulon si vdiq Avicii, bota e muzikës në zi pas deklaratës së dhimbshme

Showbiz

“Nuk mund të vazhdonte më kështu”, me këto fjalë, familja e Avicii ka lënë të kuptohet se Dj i famshëm suedez ka kryer vetëvrasje. Trupi i Aviciit, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling u gjet në një hotel në Oman, javën e shkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një deklaratë për mediat, familja e tij tha se 28-vjeçari ishte “një perfeksionist, i cili kishte udhëtuar dhe punuar fort, në një masë tillë që e çoi në stres ekstrem”.

BBC shkruan se pavarësisht deklaratës, një zëdhënës pranë familjes së artistit nuk pranoi që të konfirmonte nëse Dj kishte vrarë veten.

Në deklaratën e saj familja e tij shkruan sesi Tim “nuk gjente paqe me mendime për kuptimin e gjërave, jetës dhe lumturisë”.

“I dashuri jonë Tim ishte një njeri që kërkonte, një shpirt artistik i brishtë në kërkim të përgjigjeve të pyetjeve ekzistencialiste. Ai donte të gjente paqe.”

Avicii kishte qenë gjithnjë i hapur për vështirësitë e të qenit në qendër të vëmendjes dhe në 2016-n njoftoi se tërhiqej nga turnetë.

“Kur reshti së shkuari në turne, ai donte të gjente një balancë në jetë për të qenë i lumtur dhe për të bërë atë që donte më shumë, muzikën”, thuhej më tej në deklaratën e familjes së Aviciit.

ME TE LEXUARAT