Eugen Bushpepa në Eurovizion, sondazhet: Shqipëria ishte surpriza e natës

Kliko per me shume info

Ashtu siç është bërë traditë tashmë, përpara netëve finale të festivalit më të madh europian, këngëtarët pjesëmarrës zhvillojnë koncerte seri në disa shtete kryesore.

Fundjavën që lamë pas koncerti u zhvillua në Hollandë, ndërsa komente mjaft pozitive kanë ardhur nga mediat kryesore britanike.

Kliko per me shume info

Sipas disa klasifikimeve momentale nga sondazhet e deritanishme, “Mall” e Eugen Bushpepës është renditur në Top 5 më të mirë, duke i dhënë një mundësi Shqipërisë drejt rrëmbimit të çmimit të madh.

Mediat gjithashtu e kanë cilësuar performancën e Bushpepës si një prej surprizave të natës, ndërsa kanë shtuar se duhet të jetë një ndër këngët e para që duhen zgjedhur drejt finales.

“Surpriza më e madhe e natës ishte nga Shqipëria. Performanca e Eugent Bushpepës me këngën ‘Mall’ shkoi shumë mirë dhe u prit shumë mirë nga publiku i Amsterdamit. Ishte një nga këngët e para që duhej të zgjidhej,” shkruajtën mediat e huaja.

Tre netët finale të ‘Eurovizion” do të zhvillohen gjatë muajit maj në Lisbonë të Portugalisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.