Ministrja e Ramës publikon masat: 91 të shkarkuar në Hipoteka e ALUIZNI

Kliko per me shume info

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj në një deklarate për mediat ka njoftuar se 46 punonjës te ALUIZNI-t dhe Hipotekave, janë shkarkuar, ndërsa 18 janë paralajmëruar dhe 29 të tjerë kanë marrë vërejtje, pasi nuk u kanë shërbyer qytetarëve.

Ministrja Gjinaj tha se pas ankesave në platformën e bashkëqeverisjes janë kryer analizat përkatëse duke sjellë shkarkimet, ndërsa shtoi se ende ka punonjës që duhet të largohen.

Kliko per me shume info

Etilda Gjonaj tha se : Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda 10 ditëve, ndërsa ishin sorollatur me vite të tëra. Qytetarët nuk kanë qenë në kërkim të mikut apo sekserit, por vendosën në provë platformën e bashkëqeverisjes. Por ende ka punonjës që duhet t’i largojmë së bashku. Cdo ankesë që ka buruar nga papërgjegjshmëria e administratës ka ndihmuar në pastrimin e zyrës nga këta punonjës. 35 shkarkime iu shtohen edhe 46 shkarkime të punonjësve të Hipotekës dhe ALUZINI-t janë paralajmëruar 18 të tjerë për shkarkime, për 29 të tjerë është marrë masa vërejtje me shkrim, por analizohen edhe kushtet e veprës penale. Kushdo që pengon apo bllokon apo vonon qytetarët është problemi ynë i përbashkët.

Njoftimi na faqen e kryeministrit Rama: ERTV Live😊: Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër grabitqarëve e parazitëve që janë ende të pranishëm në zyrat e hipotekave e të Aluiznit👎

Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al🇦🇱

91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët hipotekave e Aluiznit, janë rezultati i ri i bashkëqeverisjes me qytetarë

ERTV Live😊: Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, informon publikun për valën e shkarkimeve e të masave disiplinore, si rezultat i kontributit të drejtpërdrejt të qytetarëve në luftën e përbashkët kundër grabitqarëve e parazitëve që janë ende të pranishëm në zyrat e hipotekave e të Aluiznit👎Platforma e Bashkëqeverisjes nxjerr përgjegjësine e qartë për zvarritjet e kërkesave të qytetarëve në zyrat e shtetit, falë ankesave të atyre që nuk bëhen palë me korrupsionin dhe nuk rrinë duarkryq, po denoncojnë rastin e tyre tek shqiperiaqeduam.al🇦🇱91 masa, nga të cilat 46 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinore për zyrtarët hipotekave e Aluiznit, janë rezultati i ri i bashkëqeverisjes me qytetarët💪

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. April 2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.