ERTV tashmë një reality show si Big Brother, gazetarja ironizon keq Ramën

Gazetarja e njohur shqiptare Sonila Meço me anë të një postimi ka ironizuar thellë televizionin e qeverisë ERTV, duke shkruar se pas programacioneve të ndryshme, tashmë presim me kërshëri një reality show të ngjashëm me Big Brother.

Meço ka shtuar se deputetët dhe ministrat nuk do të dilnin më në terren në këtë rast, por mjaft të kuruar do të shkonin në drejtim të dhomës së rrëfimit për t’u ankuar për shokët e tyre.

Kliko per me shume info

Sakaq duke iu drejtuar me epitetin Vëllai i Madh-kryeministrit Rama, ka thënë se ky i fundit do të korrte sukses të madh me një program të tillë.

POSTIMI I PLOTË:

Meqë televizioni më i ri në vend po mbush çdo ditë e më shumë programacionin me formate të ndryshme, nga transmetimet direkte, intervistat, one man shoë, raportimet e ministrave me stand up dhe lidhje videokonferencë me grupe të ndryshme interesi, po presim me kërshëri një reality si Big Brother.

Në terren nuk del më asnjë deputet a ministër, të mbyllur të gjithë në seli partiake a qeveritare dhe me sistem të integruar telekamerash, tashmë lënda e parë dhe infrastruktura janë të siguruara. Të kuruar janë deri ne detaj, në dhomën e rrëfimeve shkojnë me qejf për t’i rënë në qafë kolegut, po edhe intrigat e kulisat e domosdoshme për këtë program nuk kanë për të munguar, fajin dihet kush e ka, votat për të nxjerrë jashtë të nominuarit i siguron opozita. Publiku ndërkohë do gjejë më të vërtetë këtë program se të tjerë reality në media.

Natyrisht Vëllai i Madh, që vëzhgon e drejton gjithë lojën do të jetë shumë më i talentuar e me fantazi se ai i programeve të tjerë të të njëjtit format. Madje vetë ai është suksesi i garantuar.

Ta marrë vesh kazani një herë e mirë se nuk hahet dot me tepsinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.