Ermal Mamaqi thumbon Pirro Çakon dhe më pas fshin postimin

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar kantautori i njohur, Pirro Çako.

Kliko per me shume info

Ai u përballë me pyetjet ngacmuese të fëmijëve në lidhje me ish-bashkëshorten e tij Inva Mula, por dhe raportin që ai mban me djalin e tij. Ndërkohë që Pirro u ndje në siklet nga pyetjet e fëmijëve dhe pjesën më të madhe të tyre i kaloi pa iu përgjigjur, Alketa Vejsiu si për ta nxjerrë nga situata e vështirë e komplimentoi publikisht duke e quajtur një baba shembullor.

Pikërisht këto komplimenta duket se i bënë përshtypje moderatorit Ermal Mamaqi, i cili reagoi direkt nëpërmjet një statusi në Instagram, të cilin më pas për çudinë e të gjithëve e fshiu direkt.

“TV Klan – Alketa i thotë Pirro Çakos në emision: Je shembull për të gjithë baballarët që na ndjekin. Pirro, i divorcuar dhe ka 10 vjet që pi kafe te blloku vetëm me goca të reja. Sa tha këtë Alketa, ma fiku Ami televizorin. Dhe nuk më lë të shoh më kështu emisionesh”, shkroi Ermali në postimin e tij në Instagram, të cilin më pas e fshiu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.