Eni Koçi nuk përmbahet dhe sulmon kolegët: “Jeni bërë për turp…”

Showbiz

Këngëtarja Eni Koçi nëpërmjet disa postimeve në Instastory është shprehur shumë e habitur dhe e revoltuar për kolegët e saj shqiptarë që brenda një apo dy ditëve arrijnë të kenë më shumë klikime se edhe yjet me famë botërore.

“Për 90% të artistëve shqiptarë, në max 6 000 000 shqiptarë që jemi (duke llogaritur Kosovën dhe kudo që ndodhen) i arrijnë këto klikime për 1 ditë ose ose për 2-3 ditë…. Nuk ju duket pak e çuditshme o njerëz të dashur?!”, shkruan Eni duke lënë të kuptohet se këto klikime nuk janë reale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këngëtarja simpatike supozon se nga ta gjithë shqiptarët që jetojnë në të gjitha trevat tona, jo të gjithë janë aktiv në rrjetet sociale, jo të gjithë dinë të përdorin teknologjinë sikurse ka dhe njerëz që nuk e pëlqejnë muzikën, apo nuk kanë kohë të dëgjojnë muzikë. Pikërisht në këtë filtër humbasin shumë persona dhe sipas logjikës së Enit ata që klikojnë këngët e  kolegëve të saj janë shumë më pak nga  shifrat që shohim realisht në kanalet e tyre në Yotube.

“Kështu që pyetja imë është, si shumica e madhe e këngëtarëve shqiptarë i arrijnë këto klikime brenda 24-72 orëve?”, shkruan këngëtarja e njohur.

Sipas Enit e vetmja mënyrë për të arritur këtë është që të kesh një shpërthim internacional, që në të vërtetë këngëtarët tanë nuk e kanë.

“Bebe Rexha, Stelfon Don dhe Ne-Yo super artistë botëror) për një javë, të tre bashkë kanë më pak klikime se disa artistë shqiptarë. Jeni bërë për turp me vjedhjen e klikimeve….Kaq kisha”, shkruan Eni duke iu referuar kolegëve të saj.

ME TE LEXUARAT