EMRAT - Identifikohet tregtari i vrarë nga grabitësit në Kamzë, i plagosën edhe gruan

Aktualitet

Nje ngjarje e rende ndodhi mbremjen e sotme ne Kamez, ku nje tentative grabitje ka perfunduar me nje viktime e nje te plagosur.

Sipas policise, dy persona te cilet kishin shkuar per te vjedhur, kanë vrarë pronarin e një dyqani ushqimor dhe plagosur bashkëshorten e tij në rrugën OSBE në Kamëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mesohet se viktima është Agim Buçi 52-vjeç, ndërsa e plagosur është gruaja Merita Buçi 44-vjeçe.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy grabitësit kanë kërkuar shumën e parave dhe sende të tjera me vlerë.

Ata kanë hasur në rezistencën e pronarit, i cili fillimisht mbeti i plagosur, sëbashku me bashkëshorten e tij. Ata jane perleshur me grabitesit, te cilet kane perdorur armet.

Ata u dërguan me urgjencë drejt spitalit, ku burri ndërroi jetë, ndërsa gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT