Elsa Lila akuzohet për vjedhje! Artisti i njohur shqiptar: “Turp t’i vijë”

Kliko per me shume info

E drejta e autorit vijon të jetë një problem në artin shqiptar dhe rasti më i fundit ka përfshirë pikërisht një prej këngëtareve më të mirënjohura të vendit tonë, Elsa Lilën.

Artistja e famshme së fundmi është akuzuar nga kompozitori Genti Lako se ka “vjedhur” këngën “Buzët më ishin tharë”, produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.

Kliko per me shume info

E njëjta këngë është sjellë në një version të ri nga Lila dhe artisti italian Piero Fabrizi, të cilët kanë sjellë një version të modernizuar të këngës.

Por ky ripërpunin mesa duket nuk është kryer me lejen e Lakos, i cili e ka shprehur irritimin e tij për këtë fakt në një status në rrjetet sociale.

“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”, ka shkruar kompozitori i famshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.