Rrëfehet Eli Fara, këngëtarja tregon sakrificën më të madhe që ka bërë për të bijën

Showbiz

E ftuara e radhës në Kurthin e Piter Panit, këngëtarja e njohur Eli Fara, është përballur sonte me pyetjet pikante të të vegjëlve të spektaklit. Mes shumë të tjerave, që e vunë në siklet këngëtaren, fëmijët, natyrisht, nuk ia kursyen as pyetjet për të bijën Marinën.

eli-marina-fara

Vajza e njohur e këngëtares, aq e pëlqyer dhe e komentuar edhe në rrjetet sociale, ka madje edhe më shumë fansa se e ëma: “Sepse është më e bukur se unë” – i përgjigjet kësaj pyetjeje këngëtarja, por pa ia lënë mënjanë Marinës edhe shpirtin e bukur: “Unë e kam kaluar jetën me Marinën, ajo ka një shpirt dhe mendje më të bukur se pamja e saj dhe për këtë jam krenare.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por cila është sakrifica më e madhe që Eli ka bërë për të bijën, ishte pyetja e radhës nga fëmijët. Natyrisht, ka pasur shumë të tilla thotë ajo, por nëse do ta universalizonte, do të përgjigjej: “Sakrifica më e madhe është që unë ia kushtova jetën asaj” – tha artisja duke u shoqëruar pas kësaj përgjigjeje me duartrokitjen e të gjithëve.

ME TE LEXUARAT