Ekstradohet nga Athina në Tiranë i kërkuari ndërkombëtarisht, ishte dënuar me 18 vite burg

Aktualitet

Është kryer esktradimi nga Athina i shtetasit shqiptar Hashim Isufi 56-vjeç, lindur në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbatje pa leje”.

56-vjeçari për motive të dobëta ka tentuar të vrasë shtetasin L. V., me armë zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athina / Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tone, dhe ditën e sotme Isufi ka mbërritur në Rinas.

ME TE LEXUARAT