E ëma e braktisi, babain e “la mendja” nga tronditja, Olsi 8 vjeç ka 2 muaj jetë dhe të gjithë po luten për të!
Historia e 8-vjeçarit Olsi, i cili po lufton me vdekjen, ka prekur të madh dhe të vogël.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Është gazetari Osman Stafa që rrëfen historinë e trishtë të fëmijës, të cilin e ka surprizuar për ditëlindje në spital, në përpjekje për ta gëzuar të voglin fatkeq, shkruan ShkodraNews.
Kjo histori rrënqethëse po bën xhiron e rrjetit dhe ne lutemi për jetën e Olsit të vogël. Do t’ja dalësh kampion! Mos u dorëzo!
Ja postimi i plotë i gazetarit në rrjete sociale:
Olsi gezuar ditelindjen Kampion, ke perpara luften me te madhe qe mund te kete njeriu, ate me jeten. Lufto shok i vogel… Olsi eshte 8-vjec, prej kohesh vuan nga i keqi kancer. Ai eshte nga Tepelena. Sipas gjysherve, nena e ka braktisur e nuk e ka pare djalin prej kohesh edhe pse ai po lufton me jeten. Babai nuk e perballoi ndarjen me nenen e tij dhe sot trajtohet me ilace sepse humbi mendjen. Per Olsin kujdesen gjysherit e tij.
Para disa ditesh kur isha tek Pediatria ne Qsut, u njoha me Olsin. Ate dite me tregoi qe ne daten 25 kishte ditelindjen. Mbushte 8-te. Kur e pyeta qe cfare deshiron per dhurate, mu pergjigj: “Dua qe tek une te vij Batman-i, dmth dua te vij edhe Spiderman-i. E pafajshme deshira e tij, por ai se di cfare eshte semundja qe ai ka. Ai nuk di edhe qe semundja i eshte kthyer perseri dhe me agresive. Olsi eshte rende, dhe kjo deshire e tij me ka mbajtur prej ditesh me mendjen tek ai. I vogli ka humbur edhe njerin sy prej tumorit. Kur e pyeta se cfare do te behet ai thote: “Polic, se do luftoj te keqinjte”. Sot pasi i bem surprizen u kenaq, ishte nder ato te pakta dite qe ai qesh. Kur e pyeta, cfare deshire ke tani, u pergjigj: “Dua vetem te sherohem, e dua te shkoj ne shtepi”.
Dhe ty qe te ngrin buzeqeshja ne fytyre e s’di me cfare te flasesh. Do ta ndihmosh, por kupton qe eshte e pamundur. Ti e di qe atij, sipas mjekeve, i kane mbetur edhe 2 muaj jete, e kur shikon deshiren e tij per te jetuar, kur shikon ate buzeqeshjen e pafuqishme, t’i mbetesh pa fuqi e pa fjale. Ajo qe mund te bejme ne eshte qe koha qe i ka mbetur ketij djali, ta kaloje duke qeshur. Nje djali qe nena e ka braktisur, babain nuk e ka afer dhe qe lufton vetem nje lufte qe po e mposht dita dites. Dhe kupton qe e vetmja gje qe mund te besh eshte nje lutje. “Zot i madh, qendroji prane…” p.s Faleminderit cunave te #boomboomballoon per gadishmerine e treguar per t’i bere surprizen Olsit dhe #lebontirana per torten. /ShkodraNews