Durrës, vidhte kabinat e kompanive telefonike dhe internetit, ja emri i hajdutit me nam

Aktualitet

Policia ne qytetin bregdetar ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili dyshihte se ka vjedhur katër kabina të kompanive telefonike dhe të internetit në qytetein e Durrësit

Romeo Këmbaci është kapur në flagrancë pasditen e së premtes, në lagjen Nr.17, duke vjedhur bateritë e kabinave të një kompanie interneti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai i ka kryer vjedhjet në bashkëpunim me Bledar Ismaili, një shtetas të arrestuar më 17 prill 2018.

"Dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të dyshuara të kryera nga Romeo Këmbaci, në bashkëpunim me një shtetas tjetër të arrestuar, Bledar Ismaili me datë 17.04.2018,"-raporton policia.

Vjedhje e tjera të kryera në të cilat dyshohet të jetë autori:

  1. Më datë 07.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.13 dyshohet se kanë vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

2.Më datë 08.04.2018 në bashkëpunim me shtetasin Bledar Ismaili, në lagjen Nr.8 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kabinën e një kompanie telefonike ku kanë marrë dy bateri.

  1. Më datë 19.04.2018, në lagjen nr.9 dyshohet se ka vjedhur kabinën e një kompanie interneti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Vjedhja  në bashkëpunim".

ME TE LEXUARAT