“Duhet një model i ri politik”, Patozi: Ja kush është oligarku nr. 1

Astrit Patozi, ish-deputet i PD-së, tha se një rikthim i ish-Kryeministrit Sali Berisha do të tregojë se Lulzim Basha nuk është lider dhe kjo mund të jetë edhe një arsye sepse ai nuk rikthehet.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse një rikthim i z. Berisha do të zgjidhte situatën ku ndodhet PD, Patozi tha se nuk mendonte se kjo do të zgjidhte gjë, pasi nuk mund të pranojë që fati i një partie të varet nga një person i vetëm.“Ne kemi 3 parti kryesore, partia e tepsisë që ka 7 vjet që nuk bën zgjedhje. Partia tjetër, LSI, iku Meta President dhe partinë ia la Monikës, ndërsa PD bën zgjedhje dhe vjedh votat e shtëpisë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Kotzias: Jemi në luftë me Shqipërinë
Kliko per me shume info

Vendi ka nevojë për model tjetër, forcë politike, quajeni si të doni, që të ofrojë një model ndryshe nga ai që ofrojnë 3 partitë.

Ne po ofrojmë një model tjetër shqiptarëve, Shqipëria ka nevojë për një shkundje të sistemit politik dhe këtë duhet të bënte PD, e cila është bunkerizuar akoma më shumë. PD e drejtuar nga Basha është pjesë e kalçifikuar e këtij sistemi politik”, tha Patozi.

LEXO EDHE:  Qeveria rimburson 36 medikamente të reja, reagon Shehu: Lojë fjalësh, nuk ka asnjë vlerë

Ish-deputeti tha se oligarku numër 1 në Shqipëri është Kryeministri. “Nëse do të ndanim peshën e fajit mes politikanit dhe oligarkut, raportet do të ishin 80 me 20, pasi problemin e kemi me politikën”, tha Patozi. Sipas tij, Edi Rama ka vendosur dy rekorde: përfshirjen e biznesmenëve dhe kriminelëve në Kuvend, rekorde që nuk do të thyhen asnjëherë.

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Italian: Edi Rama nuk është i korruptuar, pra nuk është njeri që është pasuruar personalisht

“Basha i ka borxh shoqërisë shqiptare sepse i ka bërë barrikadë diellit të zhvillimit, ndërsa demokratëve i ka borxh atë që si çon dot në pushtet”, tha Patozi

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here