Dua Lipa zbulon rregullin e KATËRT si të mos biem pre e ish-it

Showbiz

Në hitin e saj “New Rules”, Dua Lipa i dha çdo femre disa këshilla për të mos rënë pre e ish-it. Ndoshta ju është ngulitur në mendje, por më mirë t’jua përsëritim:

“Një, mos ia hap telefonin – ai po të telefonon vetëm sepse është tapë dhe i vetmuar; Dy, mos e lër të hyjë brenda – do të të duhet ta nxjerrësh prapë jashtë. Dhe tre, mos u bëj shoqja e tij – ti e di se do të zgjohesh në shtrat me të”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këshillat janë të thjeshta dhe i kemi dëgjuar shpesh, por ka edhe një “rregull të ri”, pavarësisht se do t’ju ngjajë si i vjetër.

Me mbi 1 miliard shikime në “YouTube”, Dua tregoi për “Teen Vogue” se ka një rregull të katërt, një nga më të vështirët për t’iu përkushtuar.

“Bllokoje edhe në rrjetet sociale”, thotë Dua.

Gjatë intervistës ajo ka theksuar se e gjitha kjo ishte një keqkuptim dhe se “New Rules” flet për rregullat në shoqërinë mes vajzave, meshkujt kanë rëndësi të dytë.

ME TE LEXUARAT