Dridheshin kur i përmendej emri, kush ishte “gangsteri shqiptar” që i frikësoheshin të gjithë?

Kur i përmendej emri, kishte edhe të tillë që dridheshin. Gani Krasniqi, që në Prishtinë dhe kudo në Kosovë njihet si Gani Kolovica, ka një karrierë famoze në fushën e luftërave private përmes stilit fer, e që ishte frymë e kohës së viteve 70. Lufta fer nuk kishte pas vetes policë as shtet, por pas saj qëndronin besnikëria dhe rregullat e pashkruara që respektoheshin në përpikëri prej akterëve që rriheshin në vendin e caktuar.

Kliko per me shume info

Gani Kolovica me 30 vjet me beteja nuk ka dalë kurrë humbës. Jeta e tij prej kampioni është përshkuar me një besnikëri të rrallë burri dhe pastërti njerëzore e kombëtare, që rrallë haset ndokund në botë. Ja kishte ënda për fuqi, por atë nuk e vinte në shërbim të së keqes. Karriera e tij është një ekspozim burrëror në shërbim të njerëzve të pambrojtur, në shërbim të kombit dhe në mposhtje të së keqes. Ishte ai që për herë të parë krijoi rend në korzonë e Prishtinës, duke ua treguar bandave serbe të kohës vendin në shëtitoren e Prishtinës dhe duke ua krijuar shqiptarëve sheshin kryesor në shëtitore. Ishte ai që krijoi rend të ri ndëretnik në Prishtinë, ku serbët që trashëgonin fuqinë shtetërore të dhunës, u “pajtuan” nën grushtet e tij, të lëshojnë pe para njeriut të quajtur Gani Kolovica. Afirmitetin më të madh e arriti në prag të vitit 1970, kur në parkun “Tok bahçe” të Prishtinës, rrahu Arkanin, i njohur si prijës i bandave serbe, e që vinte te dajallarët e vet në Prishtinë. Përgjakja e Arkanit nga grushtet e fortë të Ganiut, këtij të fundit i dha epitetin e të pamposhturit. Dhe, që nga ai moment më bandat serbe të Prishtinës nuk e kishin fjalën kryesore si dikur…

 

Në vitet 1989-90 Gani Kolovica, kur edhe ndërroi shumë nga imazhi i dikurshëm, u kyç në mbrojtje të shkollës shqipe në Prishtinë, duke i pastruar oborret e shkollave nga huliganët që pengonin procesin mësimor shqip në arsimin paralel të Kosovës. Atij sërish iu imponua zanati i vjetër: konfrontimi me huliganët, e që ata mendonin se tashmë ai ishte plakur. Për shumë vite Gani Kolovica ishte mbrojtje e shkollave shqipe në Prishtinë, gjë që e dinin pak njerëz. Edhe aq më pak njerëz e dinin se ai ishte në listën e pagave të punëtorëve të arsimit, me pagë ta barabartë me arsimtarët. Pas kësaj kohe ai u bë pjesëtar i UÇK-së, në të cilën zyrtarisht ishte polic ushtarak.

 

Sot Gani Kolovica është invalid i luftës së UÇK-së dhe merr pension. Thotë se më i lumtur ishte në kohën kur mori pjesë në UÇK sesa sot. Për Gani Kolovicën dhe meritat në arsim e shumëçka tjetër është shkruar edhe në libra të ndryshëm.

 

“Kosovarja” bëri një bisedë të gjatë me gangsterin e dikurshëm të Prishtinës, Gani Kolovicën: Jeta e tij e luftërave fer, që ishte frymë e kohës dhe fitoret nga ato beteja. Udhëtimet e tij për ta përballur fuqinë me ata që pretendonin se mund ta rrihnin kampionin e Kosovës e më gjerë në ish – Jugosllavi.

 

Gani Kolovica është një kapitull i pambyllur i një bote inteligjente e të fuqishme i dijes. Ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë dhe kurrë nuk ka shkaktuar incidente për qejfin e vet apo inatet e të tjerëve. Fuqinë e tij ia dedikoi gjithë jetën të mirës së popullit të vet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.