Deputeti i LSI bën apel: Para vendimit për çeljen e negociatave, të krijohet Komiteti Kombëtar kundër drogës

Politikë

Deputeti i LSI bën apel: Para vendimit për çeljen e negociatave, të krijohet Komiteti Kombëtar kundër drogës

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, në një bashkëbisedim më gazetarët bën apel për krijimin e Komitetit Kombëtar kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ky komitet duhet të ngrihet para muajit qershor kur pritet të jepet edhe vendimi për çeljen e negociatave.

“Deri më 28 qershor kur do të merret vendimi të jetë krijuar Komiteti Kombëtar kundër drogës, të krijohet menjehërë kjo trupë ligjore, përgjegjse për çdo gjë që ka të bëjë më trafikun e drogës” u shpreh Rama.  Më tej ai shtoi se krijimi i këtij komiteti do të ishte një reflektim pozitiv, një shenjë përgjegjshmërie dhe shenjë serioziteti përballë parlamentarëve tanë.

Deputeti i LSI theksoi edhe faktin që çështja e trafikut të drogës është një pikë e përmendur edhe në raportet ndërkombëtare.

ME TE LEXUARAT