Deputeti i LDK: Ja sa vota na duhen për të rrëzuar Haradinajn

Kosovë&Rajon

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, thotë se deri tani janë siguruar 57 vota dhe shumë shpejt do të sigurohen edhe 4 të tjera për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Por mundësinë që Kosova të ketë zgjedhje e mohoi deputeti nga AAK, Blerim Kuçi, sipas të cilit LDK, nuk i ka as 40 vota për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, Kuçi tha se nëse LDK i ka 57 vota, atëherë ai do të jetë vota e 58 e tyre për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuçi e Avdyli debatuan ashpër edhe për tryezën e nesërme, e cila është thirrur nga LDK-ja.

Sekretari i AAK-së, tha se ata do të marrin pjesë, por sipas tij ka kontradikta sepse nuk mund të kushtëzohen çështjet nacionale me caktim të datës së zgjedhjeve.

Kurse deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, deklaroi se nëse nuk arrihet konsensus edhe për caktimin e datës së zgjedhjeve, atëherë opsion i pashmangshëm është mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

ME TE LEXUARAT