Denoncimi: Si manipulon Edi Rama opinionin përmes ERTV

Aktualitet

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin e qytetarit dixhital mbi manipulimin që Edi Rama i bën opinionit publik. Referuar mesazhit, rezulton se një biznesim i ka ndërtuar shtëpinë një familjeje të varfër, por kjo është paraqitur si punë e qeverisë nga ministrja Ogerta Manastirliu. Madje shkohet deri aty sa i ndryshohet edhe ngjyra e mureve të shtëpisë, duke ia bërë mavi.

Postimi i ish-Kryeministrit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Maskarada e kumbarëve dhe ndrikullave të denatyruar nga droga dhe krimi!

Qytetari dixhital denoncon:

- Heqjen e ndihmës ekonomike sipas investigimit të gazetarit në kundërshtim flagrant me ligjin.

- Rikthimin e ndihmes ekonomike pas denoncimit nga media.

- Ndërtimin e shtëpisë të kesaj familje nga një biznesmen.

- Pafytyrsia e dhe amoraliteti ekstrem i ndrikull Manastirliut, që e paraqet në ERTV si punë të qeverisë dhe del sikur kjo vepër është bamirësi e qeverisë!

Lexoni mesazhin dhe ndiqni se çfarë thote i zoti i shtëpisë! sb

“Miredita doktor! Ju lutem publikoni nje video interesante te emisionit Boom? Kur ishte ceshtje perjashtimi i ndihmes sociale, gazetaret shkuan tek nje familje e hequr padrejtesisht. E ndoqen, dhe familjen e rifuten ne skeme,Ata te emisionit bene thirrje per ndertimin e shtepise se rrenuar, dhe shtepine ndertoi nje biznesmen. Para 2 ditesh u transmetia ne ertv sikur kjo ishte pune e qeverise dhe aty shkoi ogerta manastirliu. i ndryshuan edhe ngjyren e shtepise nga bojeqiel ne mavi. E deshmon i zoti i shtepise.Doktor ky esht manipulim skandaloz amoral i Edvini dhe ministres se tij te paftyre”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/995156357311938/

ME TE LEXUARAT